Të paktën 20 viktima pas sulmeve në periferi të San Paolos

Një seri sulmesh me armë zjarri u kryen nga persona të maskuar në rrugët midis dy lagjeve në periferi të San Paolos, duke shkaktuar të paktën 20 të vdekur, bëri të ditur media.

Bota

14/08/2015 23:23

“Ka pasur viktima por nuk mund të konfirmojmë ende numrin e saktë. Sekretari i Shtetit për Sigurinë do të mbajë më vonë një konferencë shtypi”, u shpreh një zëdhënës i policisë së San Paolos.

Sekretariati i Sigurisë deklaroi se këto sulme ishin të pazakonta dhe nuk mund të saktësohej nëse ishin të mirë organizuara./ATSH