“Të njoh gjatë e ta di forcën”, Blerta Deliu i jep kurajo Adriana Matoshit

Adriana Matoshi sot ka shprëndarë një lajm të hidhur.

ShowBiz

29/11/2021 19:59

Deputetja dhe aktorja shqiptare ka treguar se i është rikthyer tumori në kokë pas 9 vitesh, shkruan lajmi.net.

Ajo ka treguar se të mërkurën do ti nënshtrohet një operacioni ku do të vendoset para jetës e vdekjes.

Po ashtu Adriana ka treguar se asnjëherë nuk është dorëzuar dhe nuk do të dorëzohet lehtë.

Pas statusit të saj në facebook ku mori mijëra komente duke i uruar shërim të shpejtë ajo ka marrë përkrahje edhe nga shumë personazhe të njohura publikisht.

Një ndër ta është edhe deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu.

“Të njoh gjatë e ta di forcën për me i tejkalu problemet. Zoti të pastë në dorë. Krejt lutjet e mija janë për ty shoqe”, ka shkruar Deliu në Facebook./Lajmi.net/