Të mos njolloset lufta çlirimtare
Partia Demokratike e Kosovës kërkon që të mos njolloset lufta çlirimtare e UÇK’së që sipas këtij subjekti është bërë në pajtim me të gjitha normat ndërkombëtare.

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar nga ngritjes së aktakuzës nga EULEX ndaj “Grupit të Drenicës”.
PDK nëpërmjet një komunikate për shtyp ka thënë se reagon ndaj “tendencës për të njollosur luftën e drejtë çlirimtare, të zhvilluar në pajtim me të gjitha normat ndërkombëtare”.
“PDK reagon ndaj tendencës për të njollosur luftën e drejtë çlirimtare, të zhvilluar në pajtim me të gjitha normat ndërkombëtare dhe mirëpret vendimin për pafajësinë e tyre”.
“Jemi të bindur se institucionet e drejtësisë me veprimet e drejta do të ngrehin nivelin e besueshmërisë ndaj tyre duke ndriçuar faktet dhe duke mos lejuar tendencat për njollosjen e të kaluarës së askujt, dhe dëmtojë besimin e qytetarëve ndaj Luftës së drejtë çlirimtare të prirë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe aleatët e saj”.
Partia Demokratike e Kosovës fton organet e drejtësisë që të ndriçojnë sa më parë këtë rast- thuhet në komunikatën e lëshuar për media.
Dje EULEX ka ngritur aktakuzë për krime lufte ndaj Sami Lushtakut, kryetar i Skenderajt, ambasadorit Sylejman Selimi, Sahit Jasharit, Sabit Gecit, Hysni Thaçit, Avni Zabelit, Zeqir Demakut, Jahir Demakut, Nexhat Demakut Kryetar i Drenasit, Fadil Demakut, deputet i Kuvendit të Kosovës, Ismet Haxhës, Bashkim Demaj, Agim Demaj, Driton Demaj dhe Selman Demaj.