Të miratohet ligji për skemat pensionale
Ministri Nenad Rasic ka konfirmuar gatishmëri politike për lëvizje përpara sa i përket Ligjit për pensione. Ai tha se rritja e pensioneve nuk është në kompetencë të ministrisë së tij.

Lajme
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rasic, ka kërkuar të martën miratimin e ligjit për skema pensionale.
Ai u takua sot me Përfaqësuesin e Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi.
“Edhe njëherë apelova që të bëhet edhe një përpjekje publike që të miratohet ligji në Kuvend, sepse jemi të bindur se ky është një element i cili siguron mbështetje për kategorizimin i cili është shumë i domosdoshëm”.
“Rritja e pensioneve nuk është absolutisht në kompetencë të Ministrisë, nuk jemi ata të cilët mund të vendosim. Një propozim i tillë nga ana e Misnitrisë së Punës duhet të shkoj në Qeveri”.
Ndërsa Shaban Kajtazi kërkoi që çështja e pensioneve të papaguara nga Serbia të shtrohet në tavolinë të bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.