Të mirat e të këqijat e lidhjes në distancë

Ta mbash një lidhje në distancë, nuk është gjithmonë e lehtë: kilometrat që i ndajnë dy shpirtra e dy zemra, janë burim i frikës, vuajtjes, shpesh të keqkuptimeve dhe të grindjeve. Në jetën reale, raportet në distancë janë vështirë të menaxhuara. Ato i kanë aspektet negative, por edhe ato pozitive. Cilat janë ato? Ja më…

Lifestyle

04/12/2013 16:00

Ta mbash një lidhje në distancë, nuk është gjithmonë e lehtë: kilometrat që i ndajnë dy shpirtra e dy zemra, janë burim i frikës, vuajtjes, shpesh të keqkuptimeve dhe të grindjeve. Në jetën reale, raportet në distancë janë vështirë të menaxhuara. Ato i kanë aspektet negative, por edhe ato pozitive. Cilat janë ato? Ja më kryesoret!

Ana pozitive: Koha e lirë

Keni sigurisht më shumë kohë të lirë për ta kaluar me shoqëri. Me një telefonatë që ia jep të dashurës/dashurit, ia jep natën e mirë dhe më pas shkon për t’u zbavitur në një lokal nate, të pish, të hash, apo ndoshta edhe ta përfundosh natën me kërcim në diskotekë.

Ana pozitive: S’ka monotoni

Një raport i çiftit shpejt mbetet ‘viktimë’ e monotonisë. Mirëpo, nëse di ta kultivosh pak, rreziqet nuk mund të jenë të pranishme: dëshira për t’u parë, për ta nuhatur njëri tjetrin, për t’u prekur, është po aq e madhe sa që shfaqet gjithmonë një risi dhe një emocion i ri. E rëndësishme është që të jeni së bashku…

Ana negative: Nevoja seksuale

Seksi është ndoshta aspekti më i komplikuar të menaxhohet dhe për ta mbajtur, të themi ashtu, lidhjen në ekuilibër. Kur të shiheni, ju e mbulni kohën e humbur, por çifti ka nevojë për marrëdhënie konstante seksuale, nëse dëshiron të jetë i lidhur ngushtë. Si alternativë mund të jetë ‘pasioni përmes telefonit’, por assesi nuk e zëvendëson kontaktin fizik.

Ana negative: Xhelozia

Nuk shiheni, kontaktoni përmes telefonit apo teknologjive tjera të reja, por nuk mjafton. Pyetja që i shkon ndërmend secilit/secilës është: ai/ajo po qëndron besnik/e? Kështu zgjohet ajo ndjenja e dyshimeve dhe del në pah xhelozia, e cila bën të lindin mijëra pyetje dhe një dëshirë ‘verbale’ për ta kontrolluar partnerin. Kur të takoheni, tentoni të bëni edhe pyetje provokuese, duke u munduar të ‘nxirrni fjalë’ nga partneri. Kontrollimi i telefonit është një zakon, që është gjëja e parë që mund ta bëni, pasi mendoni se nga aty mund të arrijë rreziku…