Të mërkurën publikohet bashkëpunimi i Majkit dhe Gjikos, ndajnë një pjesë të shkurtër të klipit
Gjiko dhe Majk prej disa ditësh kanë paralajmëruar bashkëpunimin e tyre muzikor.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2022/05/majkaveli_279917625_1176596556513394_2632817934222049307_n.jpg)
ShowBiz
E së fundi ata kanë zbuluar se kur pritet të publikohet ky bashkëpunim, shkruan lajmi.net.
“Kce kce”, titullohet kënga e cila publikohet të mërkurën (18 maj) në ora 18:00.
Këto detaje ata i dhanë në një postim në ‘Instagram’, ku edhe kanë ndarë një pjesë të shkurtër nga klipi.
“Majk X Gjiko – Kce kce, 18.05.2022 e mërkurë ora 18:00”, ka shkuar reperi Gjiko në mbishkrimin e postimit.
View this post on Instagram
Dy reperët janë shumë aktivë me koncerte e mbrëmje muzikore teksa po shijojnë sukseset e këngëve të tyre të fundit.
Projekti i fundit i Gjikos është “Gjoni” që u lansua në prill ndërsa deri më tani ka grumbulluar mbi 5 milionë klikime në kanalin YouTube.
Ndërsa, Majk së fundmi lansoi gjithashtu një bashkëpunim me reperin tjetër Geasy, “Ani nasht” u prit po ashtu mirë dhe numëron mbi 4 milionë klikime./Lajmi.net/