Të mbijetosh duke të kaluar treni mbi trup (Video)

Një video e shfaqur dje në Youtube tregon dy gra indiane duke vrapuar pasi që e kanë parë trenin duke ardhur në drejtim të tyre. Ato fillojnë të vrapojnë dhe fatmirësisht shpëtojnë.

Fun

31/07/2014 17:39

Nuk dihet si, por këto gra indiane janë ende gjallë.

Pamja më poshtë është nga një urë përgjatë lumit Lemon në Indiana.

Gratë ishin duke ecur në urë dhe kur panë se treni po vie në drejtim të tyre me një shpejtësi të madhe ato nuk kishin rrugëdalje tjetër përveçse të shtrihen në binarët e hekurudhës.

Sipas Indianapolis Fox, vetëm 9 inç largësi i ndante gratë nga lëndimi fatal që do ta pësonin nga goditja e trenit.

Vozitësi i trenit i cili lajmëroi këtë incident mendoi se gratë kanë vdekur pasi që treni kaloi mbi to, por ato shpëtuan.