Të martën takimi i radhës i kryenegociatorëve

Të martën do të mbahet takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve Kosovë – Serbi. Këtë e konfirmoi edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Rohde gjatë paraqitjes së sotme në diskutimin me temën “Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, përcjell lajmi.net. Në fakt, ishte mbrëmë kryeministri Kurti që pohoi se një takim do të…

Lajme

31/03/2023 17:12

Të martën do të mbahet takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve Kosovë – Serbi.

Këtë e konfirmoi edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Rohde gjatë paraqitjes së sotme në diskutimin me temën “Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, përcjell lajmi.net.

Në fakt, ishte mbrëmë kryeministri Kurti që pohoi se një takim do të mbahet javën e ardhshme, ndërsa tani mësohet edhe data e saktë, 4 prilli.

“BE-ja e ka bërë të qartë që do të ketë pasoja, por nuk po punojmë për pasoja, por për zbatimin e marrëveshjes, dy palët duhet të punojnë në marrëveshje për çka janë zotuar. Askush nuk ka parë indikacione në Bruksel se nuk duan ta zbatojnë.

Kemi parë deklarata që nuk janë të dobishme. Por jemi duke punuar shumë në Bruksel sidomos zotëri Lajçak dhe ekipi i tij, për të filluar procesin e zbatimit, përsëri të martën e ardhshme është takimi i ardhshëm i parë për këtë çështje për të përkufizuar detajet. Ka një dialog të vazhdueshëm politik për t’i bindur palët e interesuara për ta bërë gjënë e duhur”, ka thënë Rohde.