Të martën shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës do të tërhiqet ditën e martë, 18 shkurt.

Sport

14/02/2020 09:46

Këtë sezon, në gjysmëfinale të Kupës janë kualifikuar Prishtina, Drenica, Feronikeli dhe Ballkani.

Kjo fazë, do të luhet me sistemin vajtje-ardhje.

Njoftimi i FFK:

14 shkurt, 2020 – Tërheqja e shorti për çiftet gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës do të bëhet të martën më 18 shkurt, në orën 12:00, në selinë e FFK-së. Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Ballkani, Drenica dhe Feronikeli. Në këtë fazë do të luhet me sistem vajtje-ardhje. Ndeshjet e para luhen më 8 prill, derisa ato të kthimit më 22 prill.

/Lajmi.net/