Të lutem, mos e shit Di Marian

Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos kanë lutur presidentin e Real Madridit, Florentino Perez të mos e shesë Angel di Marian, pas njoftimeve se ylli argjentinas është afër transferimit në Manchester United.

Sport

21/08/2014 10:16

Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos kanë lutur presidentin e Real Madridit, Florentino Perez të mos e shesë Angel di Marian.

Ylli argjentinas spekulohet se do të largohet nga Santiago Bernabeu në ditët e ardhshme, në drejtim të Manchester Unitedit, pas ardhjes së James Rodriguezit te Los Blancos që ka kufizuar edhe më tepër minutazhin e tij në ekip.

E gjithë vera e deritashme kaloi me spekulime të vazhdueshme për të ardhmen e Di Marias. Ndërsa, sipas medieve spanjolle, Ronaldo dhe Ramos kanë shkuar për të biseduar me presidentin e klubit, Perez, dhe e kanë lutur të mos e shesë Di Marian. Andaj, Perez do ta ketë mjaft të vështirë të injorojë kërkesën e dy prej yjeve më të mëdhenj të ekipit.

Di Maria erdhi në Real më 2010 nga Benfica dhe në 188 ndeshje ka realizuar 36 gola në 87 asistime.