Të krishterët në Nigeri shpërndajnë ushqim për myslimanët

Përfaqësuesit fetarë të krishterë në qytetin Kaduna në Nigeri javën e kaluar kanë shpërndarë ushqime për muslimanët që janë në burgje, të cilët janë në gjendje të vështirë sociale, duke i ndihmuar ata gjatë muajit të Ramazani, raporton Anadolu Agency.

Bota

23/06/2015 17:19

Sipas medieve lokale, të krishterët e qytetit Kaduna në Ningeri javën e kaluar kanë shpërndarë ushqime për myslimanët e burgosur, të cilët janë në gjendje të vështirë sociale, duke u ofruar ndihmë gjatë muajit të Ramazanit, transmeton lajmi.net

Udhëheqësit e krishterë kanë deklaruar se kjo ngjarje bamirësie ka për qëllim promovimin e paqes në mes të dy komuniteteve fetare në vend.

Gjatë disa viteve të fundit, anëtarët e Shoqatës për paqe, pajtimin dhe rilindjes, kanë vizituar të burgosurit, duke përfshirë edhe të burgosurit myslimanë në Kaduna, të cilëve u shpërndanë ushqime, sende të higjienës personale dhe furnizime të tjera.

Pastori, Yohanna Buru, themeluesi i shoqatës, tha për mediet lokale se donacionet kanë qëllim forcimin e paqes mes myslimanëve dhe të krishterëve.

“Ne këtë e bëjmë në emër të bashkëjetesës. Po ashtu, me këtë gjest do të ndihmojmë myslimanët të agjërojnë, por edhe që të luten për vendin tonë, për paqe në vendin tonë dhe në botë”, tha pastori. Ai theksoi se shoqata të cilën kryeson bënë përpjekje për të hequr kufijtë që ndajnë njerëzit për shkak të dallimeve fetare dhe etnike.