Të krishterët në Irak po përballen me zhdukjen, ISIS i dëboi 120 mijë nga vendi

Të krishterët po përballen me zhdukjen në Irak pasi, organizata terroriste ISIS detyroi 125,000 vetë të largohen nga shtëpitë e tyre, ka paralajmëruar Kryepeshkopi i Irbilit.

Bota

23/05/2019 17:27

Rt Rev Bashar Warda, kryepeshkop, tha se bashkësia e krishterë ishte zvogëluar për 83 për qind përgjatë periudhës pas përfundimit të regjimit të Saddam Husseinit dhe vitit 2014.

Më pas, ajo u zvogëlua më tej kur shteti islamik pushtoi vendin, tha Warda në një fjalim në Londër, raporton BBC, transmeton lajmi.net.

“Krishterimi në Irak, një nga qendrat më të vjetra, apo ndoshta edhe qendra më e vjetër e fesë monoteiste në botë, është afër zhdukjes. Ata prej nesh që mbeten duhet të jenë të gatshëm të përballen me martirizimin”, deklaroi ai.

Pavarësisht grupi xhihadist ishte dëbuar nga Mosuli në korrik të vitit 2017, shumë të krishterë nuk janë kthyer në Irak, ngase shtëpitë dhe kishat e tyre janë të shkatërruara.

Fortesa e fundit e ISIS-it në Baghuz të Sirisë, u shpartallua në mars të këtij viti, nga aleanca ndërmjet forcave siriane dhe atyre amerikane. /Lajmi.net/