“Të kam jetën borxh”, Stresi njofton se ka humbur një person të familjes

Reperi Stresi sot ka shprëndarë një lajm jo të mirë.

ShowBiz

21/11/2021 22:37

Përmes një statusi në instagram ai ka njoftuar se gjyshi tij ka ndërruar jetë, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast ai nuk ka hezituar ta falenderojë gjyshin e tij për çdo gjë që i ka dhënë në jetë.

Ai po ashtu e falenderoi edhe për emrin Arkimed që ia ka vendosur këngëtarit.

“Ali Mulaj të kam jetën borxh. Shpirti im ti qofsh i xhenetit. Gjyshi im më ke kput zemrën. Faleminderit që më ngjite emrin Arkimed, faleminderit gjysh për çdo rregull që ti theve që prindërit e mi të dhan për mu. Gjysh ti ishe balsami i shpirtit tim. Do të dua gjithë jetën time. Prehu në paqe Gjysh”, ka shkruar Stresi./Lajmi.net/