“Të ka lali shpirt” arrin 444 milionë, Silva tregon se a janë blerë klikimet

"Të ka lali shpirt" vazjdon të jetë ndër këngët më të klikuara shqiptare.

ShowBiz

21/01/2019 10:55

Silva Gunbardhi dhe Dafi këtë projekt e kanë renditur si suksesin më të madh në karrierën e tyre, shkruan lajmi.net.

Kënga tashmë ka kaluar shifrën prej 444 milionë klikime, e lidhur me atë se a janë të gjitha të vërteta, ka folur vetë këngëtarja.

E ftuar në “Why Not”, Silva ka thënë që nuk ka blerë asnjë klikim të këngës “Të ka lali shpirt” dhe projekteve tjera të saj.

“Kur bëri 8 milionë në pak ditë, mu turrën gjithë gazetarët, Silva Gunbardhi ka blerë klikime. Se ku t’i gjeja unë gjithë ato lekë të blija klikime nuk e di, por e dinë ata. E panë pastaj me kalimin e kohës që gabuan se shumë herë kanë gabuar duke shpifur për mua. Nuk ka problem, unë kam fituar imunitet. Nuk kam blerë asnjë klikim. Jo vetëm tek “Të ka lali shpirt”, por tek asnjë këngë se nuk ia vlen. Janë këngë me shumë klikime që nuk kanë arritur të dëgjohen dhe nuk kanë audiencë. Kur një këngë nuk ka audiencë, ç’i do klikimet”, ka thënë Silva. /Lajmi.net/

YouTube player