Të hënën vjen vendimi i madh – UEFA po mendon anulimin e Ligës së Kombeve?

UEFA do të zhvillojë një video-konferencë të hënën për të diskutuar fatin e Ligës së Kombeve, raporton Mirror.

Sport

08/05/2020 14:18

Duke pasur parasysh ndërprerjen e garave të futbollit shkaku i pandemisë së koronavirusit, pritet që Liga e Kombeve të mos fillojë në shtator siç ishte planifikuar, kështu që është menduar shtyrja ose anulimi i saj, përcjell lajmi.net.

EURO 2020 është shtyrë për vitin 2021 shkaku i COVID-19, dhe është e vështirë të imagjinohet se dy finale të mëdha të luhen në verën e ardhshme.

Kombëtarja e Kosovës në sezonin e ri të Ligës së Kombeve është në Ligën C, në grupin C, me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.

Një vendim përfundimtar për Ligën e Kombeve, por edhe për garat tjera, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, do të merret më 27 maj nga Bordi Ekzekutiv i UEFA-s.

Ligat kombëtare po ashtu janë në presion të madh nga UEFA, dhe deri më 25 maj duhet të japin një përgjigje përfundimtare se si planifikojnë mbylljen e sezonit./Lajmi.net/