Të hënën priten stuhi të forta, breshër dhe mundësi për vërshime
Ndonëse kjo javë ka qenë dukshëm më e freskët pas valës së të nxehtit ekstrem, që solli temperatura deri në 42.5°C në Klinë, ku u thye rekordi i të gjitha kohërave në Kosovë, tashmë masat e nxehta janë rikthyer ndjeshëm, duke ngritur termometrin deri në 34°C. Megjithatë, të hënën pritet një përmbysje e menjëhershme e kushteve të motit. Masa të ftohta dhe të lagështa, të shoqëruara nga një ciklon i…

Lajme
Ndonëse kjo javë ka qenë dukshëm më e freskët pas valës së të nxehtit ekstrem, që solli temperatura deri në 42.5°C në Klinë, ku u thye rekordi i të gjitha kohërave në Kosovë, tashmë masat e nxehta janë rikthyer ndjeshëm, duke ngritur termometrin deri në 34°C.
Megjithatë, të hënën pritet një përmbysje e menjëhershme e kushteve të motit. Masa të ftohta dhe të lagështa, të shoqëruara nga një ciklon i fuqishëm, do të sjellin destabilizim të theksuar atmosferik. Fillimisht, me përjashtim të ndonjë rrebeshi të izoluar gjatë orëve të paradites, pasditja pritet të karakterizohet nga zhvillime të fuqishme të vranësirave.
Lokalisht, këto do të sjellin rrebeshe intensive shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh – disa prej tyre potencialisht të rënda. Stuhitë mund të shoqërohen me erëra të forta dhe breshër të madh në zona të izoluara. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, me ulje prej të paktën 10-15°C.