Të hënën fillon fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Koalicionet dhe partitë politike të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 dhjetorit nesër do të nënshkruajnë Kod me të cilin do të zotohen për proces zgjedhor korrekt dhe demokratik.

Lajme

19/11/2016 14:01

Të hënën, 21 nëntor, fillon fushata zgjedhore 20-ditëshe e cila do të zgjasë deri më 9 dhjetor në mesnatë.

Partitë dhe koalicionet po përgatiten për tubime dhe takime me qytetarët. VMRO-DPMNE-ja dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” fushatën do ta fillojë tradicionalisht në Ohër, LSDM-ja dhe partitë e koalicionit në Prilep, BDI-ja në Likovë…

Në zgjedhjet e 11 dhjetorit do të marrin pjesë 11 subjekte politike – pesë koalicione dhe gjashtë parti. Të drejtë vote do të kenë gjithsej 1.784.524 qytetarë. Në diasporë do të mund të votojnë 20.591 shtetas të Maqedonisë.