Të gjithë të befasuar me klubin që kërkon huazimin e Costas nga Juventus

Douglas Costa ka ofertë për largim nga Juventus, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Sport

22/01/2020 13:45

Bayern Munich ka befasuar duke shfaqur interesim për një ish futbollist të tij.

Skuadra e madhe bavareze kërkon huazimin e Douglas Costas nga Juventus, ka bërë të ditur e përditshmja sportive gjermane “Sport Bild”, transmeton lajmi.net.

Costa nuk është duke gjetur hapësirë të mjaftueshme për lojë në formacionin e trajnerit Maurizio Sarri edhe për faj të lëndimeve të vazhdueshme.

Mirëpo, Bayern Munich duket se është penduar për largimin e tij dhe është duke kërkuar huazimin e brazilianit, së paku deri në fund të këtij sezoni.

Costa ishte anëtar i Bayern Munichut gjatë periudhës 2015-2018. /Lajmi.net/