Të gjithë sytë tek Khloe Kardashian, vishet e tëra në rrjetë
Pak ditë pasi u zbulua tradhtia e të dashurit të saj me Jordyn Woods, Khloe Kardashian bëri që e gjithë vëmendja të jetë tek ajo.

ShowBiz
Khloe Kardashian ka marrë vëmendje me veshjen që aplikoi në ditëlindjen e shoqes së saj, shkruan lajmi.net.
Bukuroshja 34 vjeçare, u shfaq në Las Vegas me një kostum, i cili ishte i tëri prej rrjete.
Khloe Kardashian së fundi ka qenë shumë e komentuar në shtypin rozë për ndarjen nga Tristan Thompson, i cili e tradhtoi me shoqen e motrës së saj.
Ani pse Jordyn Woods kishte mohuar të ketë pasur diçka mes saj dhe Tristan Thompson, Khloe në rrjete sociale i ishte drejtuar me “Ti je arsyeja përse ne u ndamë”. /Lajmi.net/