Të gjithë po qeshin me këtë video të Higuain dhe Ronaldos

Një test sprinti midis Cristiano Ronaldos dhe Gonzalo Higuain është publikuar në internet dhe dallimi në intensitet është tronditës.

Sport

17/07/2019 15:18

Skuadra e Juventusit ka nisur stërvitjet me ritëm të lartë me Ronaldon që kërkon të kthehet në formën e përhershme.

Ai iu nënshtrua stërvitjeve të shumta duke përfshirë edhe një test sprinti, përcjell lajmi.net.

Ai garoi së bashku me sulmuesin Gonzalo Higuain dhe ndryshimi në shpejtësi dhe gatishmëri ishte shumë, shumë i dukshëm – saqë video është shndërruar në tallje për argjentinasin.

Higuain, i cili u kthye në Torino pas shpenzoi një gjysmë sezoni te Chelsea dukej teksa vraponte rëndë ndërsa Ronaldo si gjithnjë ishte jashtëzakonisht i shpejtë.

Më poshtë videoja për të cilën bëhet fjalë.



/Lajmi.net/