Të gjithë po qeshin me gafën e Courtois

Kombëtarja e Belgjikës i ka nisur me fitore kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Sport

22/03/2019 12:08

Belgët në shtëpi kanë arritur të mposhtin 3:1 mysafirët nga Rusia.

Golin e vetëm për Rusinë e shënoi Denis Cheryshev, në minutën e 16’ të ndeshjes.

Ky gol erdhi pas një gabimi të rëndë të portierit belg, Thibaut Courtois.

Përndryshe për Belgjikën shënuan Eden Hazard dy herë dhe Youri Tielemans./Lajmi.net/