Të gjithë e shanë Beatrixin, por as Bora Zemani nuk ia la mangut operacioneve plastike

Beatrix Ramosaj është komentuar aq shumë kohëve të fundit për operacionet plastike të saj në fytyrë.

ShowBiz

07/12/2021 18:40

Madje përkrahë atyre fotove viheshin edhe mbishkrime: A do ta donte Donaldi Beatrixin edhe para operacioneve plastike?, shkruan lajmi.net.

Të gjithë u morën me Beatrixin ndërkohë në anë tjetër askush nuk u morë me Bora Zemanin e cila vite më parë vështirë që njihej.

Bora aktualisht është moderatorja më e suksesshme fal emisionit ‘Përputhen’ por në fillimet e karrierës së saj ishte prezantuese e motit.

Sikur Beatrix edhe Bora ka ndërhyrje në fytyrë dhe tani ajo konsiderohet njëra ndër moderatoret më të bukura shqiptare.