Të gjithë e duan Costan

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo ka thënë se nuk është i befasuar që “të gjithë” janë të interesuar për transferimin e Diego Costas. 25-vjeçari ka shfaqur formë të jashtëzakonshme këtë sezon duke shënuar 25 gola në 29 paraqitje në La Ligë duke udhëhëhequr Rojiblancos drejt pozitës së parë në La Ligë, tetë ndeshje para…

Sport

29/03/2014 12:45

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo ka thënë se nuk është i befasuar që “të gjithë” janë të interesuar për transferimin e Diego Costas.

25-vjeçari ka shfaqur formë të jashtëzakonshme këtë sezon duke shënuar 25 gola në 29 paraqitje në La Ligë duke udhëhëhequr Rojiblancos drejt pozitës së parë në La Ligë, tetë ndeshje para fundit.

Chelsea thuhet se ka bërë hapat e parë për transferimin e sulmuesit në verë, kurse edhe Real Madrid spekulohet se ka shfaqur interesim për shërbimet e tij.

Cerezo ka pranuar se qdo skuadër do të ishte e lumtur ta kishte në radhët e saj.

“Ai ka kaluar shumë vite me ne. Ka qenë edhe i huazuar në ekipe tjera dhe ku do që u paraqit, ata kanë folur mirë për të”, deklaroi Cerezo për Marca.

“Ai është futbollist i vlerësuar. Andaj, të gjithë e duan në ekip. Ai do të jetë një prej golashënuesve më të mirë këtë sezon dhe do të shkëlqejë për Spanjën në Brazil, jam i sigurt”.