“Të gjithë e dinë që votat vidhen kapak”, Haliti sqaron deklaratën e tij: Ishte ironi, vjedhja e votave duhet luftuar pa asnjë kompromis
Kandidati për deputet i PDK-së, dhe ish-deputeti i kësaj partie për shumë mandate, Xhavit Haliti ka sqaruar një deklaratë të tij, që ka dhënë për vjedhje votash. Ai ditë më parë ka deklaruar se “të gjithë e dinë që votat vidhen kapak”, shkruan lajmi.net. Për këtë deklaratë, Haliti ka thënë se ishte ironi, por që…
Lajme
Kandidati për deputet i PDK-së, dhe ish-deputeti i kësaj partie për shumë mandate, Xhavit Haliti ka sqaruar një deklaratë të tij, që ka dhënë për vjedhje votash.
Ai ditë më parë ka deklaruar se “të gjithë e dinë që votat vidhen kapak”, shkruan lajmi.net.
Për këtë deklaratë, Haliti ka thënë se ishte ironi, por që kjo është vështirë të kuptohet në një “shoqëri të përçarë dhe të tensionuar politikisht”.
“Kur thashë “Të gjithë e dinë që votat vidhen kapak”, nuk e kisha për qëllim të nënçmoja apo të relativizoja seriozitetin e situatës. Përkundrazi, të ushtroja kritikë, kuptohet në një formë tjetër, jo politike, ndaj një fenomeni të papranueshëm, jo justifikim. Qëndrimi im është i qartë: vjedhja e votës duhet luftuar pa asnjë kompromis, në përputhje me ligjin”, ka shkruar Haliti në Facebook.
Gjatë procesit të rinumërimit të votave, Haliti ka humbur 730 vota. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: