Të gjithë duartrokasin triumfin e Kosovës
Kosova U-18 është shpallur kampione e Divizionit C të Kampionatit Evropian të basketbollit.
Sport
Basketbollistët kosovarë, të përkrahur edhe nga tifozët në sallën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ishin dominues në finalen ndaj Qipros dhe arritën ta fitonin sfidën me rezultatin 73:64.
Falë kësaj fitoreje, Kosova U-18 tashmë do të ngjitet në Divizionin B të kësaj gare.
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka uruar Federatën e Basketbollit për fitoren ndaj Qipros.
“Përgëzoj djelmoshat e përfaqësueses sonë të basketbollit të grupmoshës nën 18 vjeç të cilët sonte u shpallën kampion në Kampionatin Evropian të Divizionit C, të mbajtur në Prishtinë. Kështu në mënyrën më të mirë të mundshme po i rendisim sukseset njërin pas tjetrit. Kjo më së miri po e dëshmon faktin se sportistët tanë janë e ardhmja e ndritshme e shtetit tonë”, ka shkruar ai në Facebook.