Të gjithë befasohen me pagën e Kvaratskehlia te Napoli, dikush i merr për një ditë aq sa fiton gjeorgjiani
Futbollisti më i mirë i Serie A gjatë këtij sezoni, Khvicha Kvaratskehlia pritet të nënshkruaj një kontratë të re me Napolin. Lajmin e ka bërë të ditur Santi Aouna, gazetari i cili shkruan në lidhje me marrëveshjen e re të futbollistit nga Gjeorgjia, shkruan Lajmi.net Sipas tij, Kvara pritet të firmos kontratë të re deri…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2023/03/221028114507-khvicha-kvaratskhelia-celebrate-napoli-torino-scaled.jpg)
Sport
Futbollisti më i mirë i Serie A gjatë këtij sezoni, Khvicha Kvaratskehlia pritet të nënshkruaj një kontratë të re me Napolin.
Lajmin e ka bërë të ditur Santi Aouna, gazetari i cili shkruan në lidhje me marrëveshjen e re të futbollistit nga Gjeorgjia, shkruan Lajmi.net
Sipas tij, Kvara pritet të firmos kontratë të re deri në vitin 2028, me një pagë vjetore deri në 4 milionë euro, kurse ajo javore shkon deri në 67 mijë euro.
Paga e lojtarit të Kombëtares së Gjeorgjisë është tejet e ulët dhe të gjithë janë befasuar, sepse ka lojtarë që shifran prej 67 mijë euro në javë e merr për vetëm një ditë.
22-vjeçari nga Tbilisi gjatë këtij sezoni në Serie A ka zhvilluar 23 ndeshje, ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 12 asiste. Ai është duke u kërkuar me ngulmë nga klubet gjigante, si Real Madrid, Chelsea dhe Manchester City./Lajmi.net/
🚨Excl : Khvicha Kvaratskhelia 🇬🇪💫
▫️ "Kvara" a donné son accord pour prolonger au Napoli.
▫️ Contrat jusqu'en juin 2028.
▫️Son nouveau salaire : ~ 4M€ nets par an bonus compris.
▫️Pas de clause libératoire. Derniers détails à régler.https://t.co/8Kdoqucm9Y
— Santi Aouna (@Santi_J_FM) March 29, 2023