Të gjitha skuadrat e kualifikuara nga nata e sotme në Ligën e Kampionëve

Kanë përfunduar ndeshjet e fazës së grupeve E, F, G, dhe H në Ligën e Kampionëve.

Sport

10/12/2019 23:56

Befasitë nuk ka munguar padyshim, si çdo edicion tjetër.

Në grupin E ashtu siç pritej, kampioni në fuqi Liverpool dhe Napoli siguruan kalimin tutje me pozita një përkatësisht dy. Salzburg do të luajë në Ligën e Evropës, shkruan lajmi.net.

Grupi F sjell edhe befasinë e parë – ku Interi nuk arriti të mposhte Barcelonën e përgjysmuar dhe kësioj eliminohet për edicionin e dytë radhazi, duke luajtur në Ligën e Evropës.

Barca dhe Dortmund nga ky grup do të jenë në raundin e 16 më të mirave.

Ndërkohë në grupin G Leipzig në vendin e parë dhe Lyon në vendin e dytë siguruan fazën e nokautit, teksa Benfica luan në kompeticionin e dytë të UEFA-s për klube.

Befasia e radhës vjen në grupin H, ku gjysmëfinalisti i vitit të kaluar Ajax është eliminuar në fazën e grupeve pas humbjes në shtëpi nga Valencia, e cila u kualifikues me pozitën e parë. Në këtë grup, Chelsea siguroi plasmanin në raundin tjetër me pozitën e dytë. /Lajmi.net/