Të gjitha produktet e reja që Apple sapo prezantoi – iPad Pro, iMac, AirTags dhe më shumë!

Në eventin më të fundit të produkteve Apple ka prezantuar disa produkte të reja, duke shtuar pajisje me ngjyra të reja.

Auto & Tek

21/04/2021 10:40

Apple sapo ka mbajtur eventin e parë të produkteve për këtë vit, dhe ka prezantuar disa versione të reja të pajisjeve veçse ekzistuese, shkruan lajmi.net.

Në këto produkte përfshihen ngjyra të reja të iMac, AirTag, version i ri i Apple TV 4K etj. Mirëpo investitorët e Apple nuk ishin të kënaqur me produktet e reja, sepse gjatë prezantimit të tyre, aksionet e Apple ranë për 2%.

Këto janë produktet e reja që janë prezantuar:

Çipi i ri për iPad Pro, i njëjtë me atë të kompjuterëve të tavolinës

Apple tha se iPad Pro do të ketë tani çip M1, që është i përdorur për kompjuterët Mac. Më parë iPad-ët kanë përdorur çip të tipit A, që përdoret ehde në iPhone. Gjithashtu iPad Pro do të ketë efekte më të mira të vizualizimit, pasi që do të përdoret ekrani me drita LED, që të bëjë videot më të qarta.

Gjithashtu kamera e përparme do të jetë 12 megapixel. Disa modele do të përfshijnë gjithashtu mbështetje për 5G. Modeli 11 inç do të kushtoj $799, ndërsa ai 12.9 inç $1,099, shkruan lajmi.net.

iMac në modele me ngjyra të ndryshme

Këta iMac nuk do të kenë më procesorë Intel por do të kenë një procesorë M1 silikoni të bërë veçanërisht. Kompjuterët kanë një dizajn alumini më të hollë, dhe vijnë në disa ngjyra: e kuqe, e kaltër, vjollcë, portokalli, e verdhë, argjend dhe të gjelbër.

Apple gjithashtu ka ulur volumin e kompjuterit për 50%, sepse në këtë mënyrë kompjuteri mund të jetë më i vogël. Kompjuteri vjen me një kamerë të përmirësuar, që mund të gjiroj vide 1080p në dritë të ulët. Apple thotë se ky kompjuter ka një ekran me rezolucion 4.5K.

Tastierat dhe mausët gjithashtu vijnë me këto ngjyra, dhe çmimi fillon nga $1,499.

Telekomanda e re për Apple TV

Apple më në fund do të filloj shitjen e një telekomande të ridizajnuar për Apple TV, shkruan lajmi.net. Është e bërë nga alumini dhe ka butona për navigim të menysë dhe kjo po që do të bëjë shumë më të lehtë navigimin. Ajo do të shitet me Apple TV 4K të ri, dhe do të kushtoj varësisht nga modeli $179 ose $199.

Procesori i Apple TV 4K i ri

Apple ka lajmëruar se Apple TV 4K do të ketë një procesor të ri që do të mund të transmetoj pamjet HDR me një vizion më shumëngjyrësh dhe ngjyra të theksuara. Ajo gjithashtu do të ketë një opsion të ri që do të përdorë kamerën e iPhone për të caktuar kualitetin e fotografise në TV.

AirTag që është pritur prej shumë kohësh tani do të dal në shitje

AirTag mund të ngjitet në gjësendet tuaja personale, dhe përmes aplikacionit FindMy ju mund të gjeni gjësendet tuaja nëse ato kanë AirTag të ngjitur pas tyre. Çmimi për një është $29 dhe për katër copë është $99.

iPhone 12 në ngjyrë vjollcë

Varësisht nga modeli që zgjidhni, çmimi është i ndryshueshëm. Ai vie në 4 modelet iPhone 12 mini (64 GB – $649 dhe 128GB – $699), iPhone 12 (64 GB – $749 dhe 128 GB – $799), iPhone 12 Pro (128 GB – $999) dhe iPhone Pro Max (128 GB – $1,099). Shitjet fillojnë nga 30 prilli. /Lajmi.net/