Të flesh lakuriq me partnerin

Sipas disa kërkimeve, partnerët që flenë së bashku lakuriq, kanë një marrëdhënie më të lumtur, më të hapur dhe me më shumë intimitet në krahasim me çiftet që përdorin pizhame.

Lifestyle

03/12/2014 19:11

Gjatë kohës që flini, temperatura e trupit ulet, ndërsa pizhamet e nxehta mund ta ndërpresin këtë proces natyror.

Nëse e keni shumë të nxehtë, trupi juaj vazhdimisht do t’ju zgjojë nga gjumi. Pikërisht për këtë, që të mos zgjoheni natën, lërini pizhamet dhe flini lakuriq në çarçaf të pambuktë.

Falë kontaktit me lëkurën, trupi prodhon një hormon të quajtur oksitocina që do të bëjë që të keni edhe seks çdo natë. Normalisht, i lidhur me apelin seksual, ky hormon mund të forcojë shëndetin fizik dhe mendor, duke luftuar stresin, depresionin dhe tensionin e ulët, transmeton Lajmi.net.

Të fjeturit lakuriq është i rëndësishëm sidomos për femrat dhe për vaginën. Mjedisi i ngrohtë i krijuar nga veshjet, shkakton rritjen dhe zhvillimin e baktereve, kështu që ajrosja, është një mënyrë për të parandaluar infeksionet.