Të famshmit që braktisën shkollën e mesme (FOTO)

Kohë më parë kemi shkruar për të famshmit e kinematografisë që nuk kanë fakultet të kryer – e që, megjithatë, kanë arritur të bëjnë karrierë të bujshme në Hollywood. Ndërkaq sot, po ju prezantojmë katër të famshëm – të cilët po ashtu kanë bërë emër në kinematografi, por – të cilët kanë përtuar të kryjnë shkollën e mesme e lërë më fakultetin.

ShowBiz

24/04/2015 17:55

 Jim Carrey

shkolla carrey1

I rritur në një familje të varfër, Jim Carrey braktisi shkollën e mesme në moshën 16-vjeçare për të punuar dhe fituar para që i duheshin për nënën e tij të sëmurë. Megjithatë, duket se Carrey ka lindur me fat, sepse shumë shpejt ai u bë një prej njerëzve me të suksesshëm dhe më të pëlqyer në Hollywood.

Cameron Diaz

shkolla diaz2

Mu sikurse Jim Carrey, Cameron Diaz po ashtu e braktisi shkollën e mesme kur ishte në moshën 16-vjeçe. Ajo më pastaj filloi karrierën si modele prej nga u hodh në botën e kinematografisë. Për ironi të fatit, në filmin e saj të parë “The Mask”, ajo luan bashkë me Jim Carreyn.

Tom Cruise

shkolla cruise3

Tom Cruise qysh në moshën 14-vjeçare e la shkollën e mesme. Është interesant fakti se para se të largohej nga shkolla ai donte të bëhej prift  – por, për fatin e adhuruesve të tij, ai ndërroi mendje dhe u bë aktor.

Robert Downey Jr.

shkolla Downey4

Ylli i filmit, “The Iron Man”, Robert Downey Jr. e braktisi shkollën në moshën 16-vjeçare. Ai u largua nga Santa Monica të Kalifornisë drejt New Yorkut për të ndjekur karrierën prej aktori. ngjyra.com/ lajmi.net