Të famshmet që po përcjellin hapat e Alicia Keys, i thonë jo përdorimit të makijazhit (FOTO)

Para ca ditësh këngëtarja e njohur Alicia Keys ka deklaruar se nuk do përdorë më "make-up".

ShowBiz

10/06/2016 19:20

Ajo ka treguar se si ka qenë në dyshime dhe është ndier jo rehat sa herë që nuk ka vënë makijazh.

“Gjithmonë mendoja nëse kam vënë makijazhin e duhur, çfarë nëse dikush kërkon të bëjë një fotografi me mua dhe çfarë nëse ata e postojë atë”, ka shkruar Keys në letrën e saj.

Por tani këngëtarja ka treguar se ka arritur t ndihet rehat në lëkurën e saj dhe po fokusohet më shumë në dëshirat e saja se sa në pritshmëritë e të tjerëve.

Ajo ka filluar një lëvizje me thurjen ‘#nomakeup’ të cilës duket se iu kanë bashkuar më se 20 figura publike nga kultura e showbizi amerikan./orainfo