Të dyja palët shpallin fitoren (Video)
Dy taboret, PDK nga njëra anë, dhe blloku opozitar nga ana tjetër, LDK-AAK –Nisma, i përkrahur edhe nga Vetëvendosje, e shpallën fitoren pas daljes nga seanca dëgjimore në Gjykatës Kushtetuese, e cila u mbajt të enjten dhe kishte të bënte me kushtetuetshmerinë e seancës së parë konstituive të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit, të mbajtur më 17 korrik.

Lajme
Përfaqësuesit e partive politike pas daljes nga seanca dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese, u shprehen se argumentet kanë qenë në anën e tyre, dhe se tash presin një vendim të shpejt të Gjykatës Kushtetuese.
Që të gjithë janë shprehur se do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Arsim Bajrami, i cili përfaqësoi PDK-në, u shpreh i sigurt se Misioni i Ri do ta fitoj këtë përballje, dhe se menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do fillojnë negociatat me partitë politike për formimin e institucioneve.
“Mendoj se ishte një debat i mirë, një argumentim i provave të palëve, andaj presim vendimin sa më të shpejt të Gjykatës Kushtetuese, dhe sido që të jetë ky vendim, Partia Demokratike do ta implementojë”, tha Bajrami.
“Por ne jemi të sigurt se PDK do ta fitoj këtë kontest, agrumet Kushtetuese janë të qarta dhe menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ne do të bashkëpunojmë me gjitha partitë politike parlamentare në mënyrë që të themelojmë institucionet e Kosovës”, tha Bajrami.
Por nga ana e saj, Vjosa Osmani, u shpreh se argumentet kanë qenë në anën e koalicionit LDK-AAK-Nisma.
“U dëshmua edhe sot nga argumente të mbështetura në Kushtetutën e Kosovës se zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit ka qenë në përputhje me Kushtetutën. Për dallim prej argumenteve që u paraqitën nga LDK, AAK dhe Nisma, përfaqësuesi i PDK-së, edhe një herë tregoi frustrimin e tij në mungesë të këtyre argumenteve duke përdorur gjuhë politike”.
Osmani tha se shpreson që Gjykata Kushtetuese me profesionalizëm dhe me paanshmëri do ta rrëzoj kërkesën e PDK-së.
Edhe Albulnea Haxhiu, e cila përfaqësoi Lëvizjen Vetëvendosje në seancën e Gjykatës Kushtetuese, tha se argumentet e saj dhe të përfaqësuesve të bllokut opozitar kanë qenë të forta për tu marrë siç tha ajo, një vendim i drejtë.
“Ne konsiderojmë që është koha e fundit kur Gjykata Kushtetuese të reflektoj drejt dhe të marr vendim në përputhje me Kushtetutën dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve”, tha Haxhiu.