Të dy patën ndarje para pak kohësh e tani u bashkuan me njëri-tjetrin- E dashura e re e Amir Rrahmanit dikur bashkë me Endrit Thaçin

Rrahmani para disa muajsh i dha fund lidhjes me këngëtaren e njohur Era Istrefi. Rrahmani e Stublla janë parë së bashku në një video të postuar në platformën YouTube, nga mediumi Calcio Napoli 24. Ata shihen duke dalë bashkë nga makina dhe duke kaluar kohë me njëri-tjetrin. Në darkën e organizuar nga Napoli, për nder…

ShowBiz

13/12/2024 08:23

Rrahmani para disa muajsh i dha fund lidhjes me këngëtaren e njohur Era Istrefi.

Rrahmani e Stublla janë parë së bashku në një video të postuar në platformën YouTube, nga mediumi Calcio Napoli 24. Ata shihen duke dalë bashkë nga makina dhe duke kaluar kohë me njëri-tjetrin. Në darkën e organizuar nga Napoli, për nder të festës së Krishtlindjeve, të gjithë futbollistët e ftuar kanë shkuar të shoqëruar nga partneret tyre, kurse Rrahmani ishte i shoqëruar nga Stublla.

Rrahmani është nga lojtarët më të famshëm të ekipit të Napolit në Serie A.

30-vjeçari u shpall kampion i Italisë dy vjet më parë dhe këtë sezon po lufton për titullin e kampionit me Napolin.

Ndryshe edhe vetë Drita Stublla, e cila është motra e dizajneres Lia Stublla deri para pak kohësh ishte në një lidhje me një biznesmen tejet të pasur nga Shqipëria.

Madje ajo shpesh herë në disa story që nxirrte shfaqte edhe pak nga ai. Drita disa herë ka publikuar edhe fotografi nga bashkëjetesa e tyre, derisa s’kanë lënë thuajse vend në botë pa udhëtuar bashkë, në jahtet më të shtrenjta.

Siç duket Amir Rrahmani dhe Drita Stublla u ndanë nga të tjerët, e u bashkuan me njëri-tjetrin.

E për shumëkë që mund të ketë harruar, Drita Stublla ka qenë emër i njohur për mediat edhe shumë vite më parë.

Anipse ndërhyrjet kirurgjike-estetike e kanë ndryshuar shumë në pamje, ajo ishte në lidhje edhe me djalin e ish-presidentit Hashim Thaci, Endritin.

Asokohe thuajse të gjitha mediat kishin shkruar për lidhjen e dyshes që bëri bujë të madhe./Lajmi.net/

YouTube player