“Të dua o idiot”, Benita ia shpreh sinqerisht dashurinë Klodit pas rikthimit në Big Brother VIP Kosova 4
Rikthimet e papritura vazhdojnë të trazojnë dinamikat në Big Brother VIP Kosova 4. Kësaj radhe, ishte ish-banorja Benita Zena ajo që u rikthye për pak kohë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, duke surprizuar banorët. Gjatë qëndrimit të shkurtër, momenti më i komentuar ishte takimi i saj me Klodian Daci. Mes emocioneve dhe buzëqeshjeve,…
ShowBiz
Rikthimet e papritura vazhdojnë të trazojnë dinamikat në Big Brother VIP Kosova 4.
Kësaj radhe, ishte ish-banorja Benita Zena ajo që u rikthye për pak kohë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, duke surprizuar banorët.
Gjatë qëndrimit të shkurtër, momenti më i komentuar ishte takimi i saj me Klodian Daci. Mes emocioneve dhe buzëqeshjeve, Benita iu drejtua atij me fjalët: “Ti e din që t’du o idiot, t’du si njeri”.
View this post on Instagram
Deklarata e saj, e thënë me tone të ngrohta dhe me nota batute, u interpretua si një shprehje e sinqertë e ndjenjave dhe respektit që ajo ka për Klodin. Momenti krijoi një atmosferë emocionale në shtëpi dhe u ndoq me vëmendje edhe nga banorët e tjerë.
Edhe pse rikthimi i saj ishte i shkurtër, prania e Benitës solli sërish në fokus raportin e saj me Klodin, një marrëdhënie që ka qenë ndër më të komentuarat e këtij edicioni