Të dielën mbahet Kosova Fighting Series me 11 meçe

Federata e Arteve Mikse Marciale të Kosovës ka mbajtur sot konferencën për media në prag të organizimit të ngjarjes, Kosova Fighting Series 1.

Sport

22/02/2020 13:48

Në këtë konferencë janë paraqitur kryetari i kësaj federate, Besart Berisha, drejtuesit kryesor të kësaj federate, dhe Fitim Ukelli si dhe talenti nga Podujeva, Demahmet Sinani.

Kryetari i kësaj Federate, Besart Berisha u shpreh janë bërë tw gjithë përgatitjet për këtë garë, ndërkohë që pret meçe tejet interesante gjatë KFS1.

Berisha: Kosova Fighting Series do t’i ketë 11 meçe

“Kosova Fighting Series do t’i ketë 11 meçe më 23.02 në palestrën “Karagaçi” . Do të jenë 7 meçe amatore, ndërsa 4 meçe profesionale. Meçi kryesor ka me qenë kundër Fitim Ukellit, ndërsa, pas tij ka me ardh Aleksandër Joketiq kundër Driton Bajramaj e disa të tjerë. Organizimi ka ecur deri tani shumë mirë, kemi pasur mbështetje ng a disa persona…Kemi luftëtarw në Kosova Fighting Series nga Bosnja, Mali i Zi, Austria, Shqipëria, kemi edhe çeçen gjithashtu do të vijnë disa nga Afganistani” u shpreh ai.

Ndërkaq sportisti nga Peja, Fitim Ukelli i cili jeton në Austri dhe është rikthyer pikërisht për këtë kompeticion, u shpreh se është përgatitur maksimalisht për meçin e së dielës.

Ukelli: Jam përgatitur maksimalisht

“Faleminderit shumë që ma keni dhënë këtë mundësi mu kthy këtu në vendin tim, me bë një luftë të fortë. Kundërshtari e kemi të fortë… është Austria Champion është në Austri është më i forti në 84 kilogram në Milvay. Unë kam ushtruar mirë, pe ndjej veten 100 përqind të sigurtë, por tash ishalla fitore. Mezi s’po pres deri të dielën” u shpreh ai.

Ndërsa talenti nga Podujeva, Demahmet Sinani deklaroi se ky është meçi i tij i parë në MMA dhe se pret që të arrijë suksesin e ti më të madh në karrierë.

Sinani: Kjo është lufta ime e parë në MMA

“Kjo është lufta jem në MMA e parë, dhe besoj që do të kalojë mirë, e pres shumë me dëshirë… Unë si fëmijë kam ushtruar vetëm të rrëzohem, mundje edhe tani kam filluar me kickboks por me tregu të drejtën të gjitha sportet i di mirë”

Gjatë kësaj konference gjithashtu u bë e ditur edhe çmimi i biletave të cilat do të kushtojnë 5 euro të thjeshtat ndërsa 10 euro ato VIP.

Kujtojmë që kjo garë do të mbahet ditën e diel, në qytetin e Pejës, me fillim nga ora 17:00.