Të dielën Kombëtarja e Kosovës e pret atë të Gjermanisë

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll do të takohet me atë të Gjermanisë.

Sport

26/10/2018 16:29

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për kualifikimet e Evropianit 2020 në hendboll, shkruan lajmi.net.

Ndeshja do të zhvillohet më 28/10, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Kombëtarja e Kosovës ka nevojë për përkrahje. Ndeshja fillon në ora 19:30. /Lajmi.net/