Të çliruar nga politika, kënaqin audiencën

Në një kohë kur po afrohen zgjedhjet presidenciale dhe tensioni midis dy partive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rriten, në një audiencë në Washington për pak çaste kanë shpërthyer të qeshurat derisa shikonin ish presidentët George W. Bush dhe Bill Clinton të ulur krah për krah në skenë, duke bërë shaka për udhëheqjen e njëri-tjetrit mbi aftësive e tyre të vendimmarrjes. 

Bota

09/09/2014 11:10

Republikani Bush dhe demokrati Clinton kanë qeshur me të madhe me shakat e njëri-tjetrit derisa  kanë prezantuar një program të përbashkët për të trajnuar liderët e rinj (The Presidential Leadership Scholars program), e që do të bëhet duke pasur në dispozicion edhe bibliotekat e tyre presidenciale, si dhe ato të paraardhësve të tyre, ish-presidentëve George Bush dhe Lyndon B. Johnson.

“Unë kam mësuar shumë duke e shikuar atë gjatë viteve të udhëheqjes”, tha ish-presidenti Clinton për pasardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë, raporton The New York Times.  

“Ai vërtetë është një orator i ‘tmerrshëm’. Ai mund të ‘shpikë’ një rast dhe të bëjë njerëzit nga të dyja krahët politikë që ta dëgjojnë”, tha Bush për njeriun që e mundi babain e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 1992.  

Diskutimi në Newseum në Washington tregoi se sa shumë ndryshojnë ata në jetë, pra edhe në politikë, kur largohen nga Shtëpia e Bardhë, sepse takohen, shpesh, dhe bëjnë shaka të këtilla, pavarësisht se kanë agjenda të ndryshme.  

Presidenti Bush, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ka jetuar një jetë relativisht të qetë në Teksas, me një fokus në bërjen e pikturave, me çfarë ka dëshmuar edhe para kritikëve se është një piktor i vërtetë.

“Unë jam duke u përpjekur për të lënë diçka prapa edhe për artin”, tha Bush duke qeshur, derisa promovoi edhe librin e tij që përshkruan jetën dhe raportet me babain, të cilën ai e quajti një “histori dashurie”.

Clinton ka qenë pak më aktiv në publik përmes ‘Fondacionit Bill Clinton’, dhe së bashku me bashkëshorten Hillary dhe vajzën e tyre Chelsea,  kanë qenë të pranishme edhe nëpër fushatat e kandidatëve ‘lokalë’ të Partisë Demokratike.  

“The Presidential Leadership Scholars program” që do të fillojë me klasën e parë të studentëve në muajin shkurt, ka për qëllim trajnimin e të rinj për të qenë të aftë të marrin vendimet e duhura në kohën e duhur.

‘Liderët e rinj’, përveç se do të shërbehen e bibliotekat e katër ish presidentëve amerikan, do të kenë mundësinë të ndjekin ligjëratat e profesorëve nga “Southern Methodist University” në Dallas, si dhe ato të profesorëve të “Clinton School of Public Service” të Universitetit të Arkansas-it.      

Dy presidentët kanë iu janë shmangur komenteve mbi politikën aktuale të presidentit Barack Obama, në veçanti ndaj organizatës terroriste të quajtur “Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë”, derisa e pranishme në audiencë, në rreshtin e katërt, ishte edhe kandidatja potenciale për presidente të Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e vitit 2016, bashkëshortja e Clintonit, ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton.  

Në vend të komenteve për ISIS-in, dy ish presidentët u përqendruan në atë se çfarë kanë mësuar gjatë shërbimit në Shtëpinë e Bardhë dhe nevojën e të rinjve për të mësuar nga vendimet e tyre të drejta e të gabuara.  

“Jo gjithmonë jam pajtuar me vendimet e zotit Bush, por jam ndjerë mirë kur ai gjatë kohës sa ishte president më ka telefonuar dhe kemi biseduar shpeshherë për 30 apo 40 minuta mbi zhvillimet e rëndësishme për vendin tonë”, tha Clinton, dhe duke e vendosur dorën mbi dorën e pasardhësit të tij, tha me shaka se “megjithëkëtë, ndonjëherë jam ndie i nënvlerësuar”.   

“Eh, edhe ty po të kalon koha, kështu që të paktën akoma ke kërkesa për të bërë ‘selfie’ kur shkon në restorant”, ia ktheu Bush me shaka Clintonit, të cilët audienca në Newseum i përcolli me duartrokitje. /lajmi.net/