Të burgosurve në Qendrën e Paraburgimit në Prizren u hidhet drogë nga rruga

Sot rreth orës 08:20 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e substancave narkotike në QP Prizren.

Lajme

27/09/2020 15:23

Siç njofton kumtesa, fillimisht oficeret korrektues kanë vërejtur disa lëvizje të dyshimta të të burgosurve në shëtitoren e Q.P Prizren dhe menjëherë kanë filluar bastisjen brenda dhomave të qendrës, me ç` rast bastisja ka rezultuar pozitive, ku gjatë bastisjes në njërën nga dhomat është gjetur një shishe e plastikes e madhësisë O.5l, e shpuar, e cila dyshohet se mundë të është përdorë për konsumim të substancave narkotike.

Gjatë bastisjes ka rrjedh informacioni se substanca narkotike po hedhet nga rruga dhe mbase mund të ketë mbetur në kulm, menjëherë është bërë bastisja e kulmit dhe si rezultat i saj në kulmin e Q.P. Prizren është gjetur një pako cigareje ku në brendinë e saj kishte substancë narkotike.

Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar substancën e dyshuar narkotike dhe menjëherë kanë njoftuar Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës.

“I paraburgosuri i dyshuar se substanca e kapur në kulm ka qenë e dedikuar për të është ndarë nga të tjerët dhe është vendosur në dhomën C5, me ç`rast ndaj tij dhe të paraburgosurve të të njëjtës dhomë është iniciuar procedura disiplinore”.

Me qëllim të eliminimit të dukurive negative nëpër institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë ta ketë primare luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës. /Lajmi.net/