Të akuzuarit e rastit të Lazaratit kërkojnë gjykim të shkurtuar

Dhjetë prej 15 të pandehurve në rastin “Lazarat 2014”, në seancën e mbajtur sot kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Lajme

14/10/2015 14:14

Vetë Mahmutaj, Albion Aliko, Alfred Proku dhe dy vëllezërit Skënderi nuk kanë paraqitur kërkesë për gjykim të shkurtuar, ndërsa në seancën e radhës do të shprehet dhe Prokuroria.

I gjithë grupi është nën akuzë për një sërë akuzash, më të rëndat e tyre “pjesëmarrje në grup kriminal”, “kultivim të kanabisit”, “vrasje të mbetur në tentativë të efektivëve të policisë” dhe “mbajtje të armëve dhe municioneve luftarak./TopChannel/