Tchouameni në mes Real Madridit dhe Liverpoolit

Aurelien Tchouameni i pavendosur për transferim në mes Real Madridit dhe Liverpoolit.

Sport

23/05/2022 15:36

Mesfushori francez ka kontratë me Monacon deri në vitin 2024, por pritet të largohet në fund të këtij sezonit, pas interesimit që ‘Mbretërit’ dhe ‘Reds’ kanë shfaqur për të.

Tchouameni do t’i bashkohet Real Madridit ose Liverpoolit këtë verë, raporton RMC Sport, përcjell lajmi.net.

Finalistet e Ligës së Kampionëve janë dy skuadrat që kanë mbetur në garë për të marrë 22-vjeçarin.

Mbetet të shihet drejt cilit ekip do të kalojë francezi./Lajmi.net/