Taynës i ‘bllokohet’ Instagrami

Tayna vazhdon të jetë një ndër reperet më të suksesshme.

ShowBiz

20/10/2019 08:28

Reperja Tayna, vazhdon të jetë ndër emrat e suksesshëm dhe më të komentuar në botën e shoubizit, shkruan lajmi.net.

Ajo me fillim të karrierës ka arritur të bëhet shumë e dashur për publikun, e edhe sot kur është ngjitur shkallëve të suksesit vazhdojnë ta duan njësoj, mos më shumë.

Rep-artistja së fundmi e ka publikuar projektin e ri muzikor ‘Sicko’ me të cilin ka arritur klikime  e edhe pëlqyeshmëri te publiku.

Asaj madje gati sa nuk i është ‘bllokuar’ llogaria në Insatgram pasi i kanë dërguar shumë video duke incizuar veten me pikërisht këtë këngë.

Këtë si në shaka e tha vetë Tayna e cila pranë postimit shprehi dashuri për të gjithë përkrahësit./Lajmi.net/