Tayna, shqiptarja e parë në ballinën e revistës gjermane

Revista gjermane 'Life' e ka përzgjedhur Taynën për ballinën e muajit tetor.

ShowBiz

14/10/2019 15:45

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, është përzgjedhur nga revista gjermane ‘Life’ për ballinën e muajit tetor, shkruan lajmi.net.

Ajo është artistja e parë shqiptare e cila shfaqet në ballinën e kësaj reviste.

‘Life’ në llogarinë zyrtare në Instagram ka shkruar. “Ballina e revistës “Life”, për tetor të vitit 2019 me reperen më të mirë të momentit Tayna. Artistja e parë shqiptare në ballinën e një reviste gjermane”.

Ishte edhe Tayna ajo e cila e ka publikuar më pas foton në llogarinë e saj në Instagram.

Kujtojmë se ajo karrierën muzikore e nisi fuqishëm dhe po vazhdon tani që të njihet edhe jashtë vendeve shqipfolëve./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B3kOOi9oIm4/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=dlfix

https://www.instagram.com/p/B3mPzwhAeVb/