Tayna paralajmëron bashkëpunim me yjet ndërkombëtarë, vjen me “Late Night” më 20 korrik

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka konfirmuar një nga bashkëpunimet më të mëdha të karrierës së saj. Ajo do të publikojë këngën “Late Night” në bashkëpunim me dy emra të njohur të skenës ndërkombëtare, Summer Cem dhe GG, më 20 korrik në orën 20:00. Ky projekt pritet të jetë një nga hitet e verës dhe…

ShowBiz

19/07/2025 08:51

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka konfirmuar një nga bashkëpunimet më të mëdha të karrierës së saj.

Ajo do të publikojë këngën “Late Night” në bashkëpunim me dy emra të njohur të skenës ndërkombëtare, Summer Cem dhe GG, më 20 korrik në orën 20:00.

Ky projekt pritet të jetë një nga hitet e verës dhe një tjetër dëshmi e suksesit të saj në tregun evropian.

Edhe pse detajet nuk janë zbuluar ende, kombinimi i emrave të përfshirë lë të kuptohet se bëhet fjalë për një këngë që do të bëjë bujë në toplista.