Tayna nis punën për këngën e re

Erdhi fuqishëm me 'Columbiana' dhe nuk e ka ndërmend të ndalet.

ShowBiz

10/09/2018 21:41

Rep-artistja Tayna kohën më të madhe po e kalon në studio duke punuar për projekte të reja muzikore, shkruan lajmi.net

Momente nga atje, ajo po ndan me ndjekësit e shumtë që i ka në rrjete sociale, sidomos Instagram.

Së fundmi i ka publikuar disa të tilla dhe në njërën u ka treguar fansave se me këngën e re nuk do të mund të rrinë pa vallëzuar.

”Kështu do të vallëzoni kur ta dëgjoni këngën e re që sapo e kam bërë”, ka shkruar Tayna pranë një postimi./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BnjaHasgXzS/?hl=en?&taken-by=tayna