Tayna e emocionuar nga reagimet që merr prej të huajve për këngët e saj

Tayna është tejet e lumtur për pritjet që ia bëjnë të huajt këngëve të saj.

ShowBiz

15/07/2020 10:16

Rep-artistja Tayna për një kohë të shkurtër ka arritur të bëhet ndër emrat më të pëlqyer të skenës, shkruan lajmi.net.

Këngët  e saj dëgjohen edhe jashtë trojeve shqiptare, andaj kjo gjë e bën Taynën të ketë vullnet për të vazhduar edhe më tutje.

Ajo ka përmbledhur në disa video reagimet e fansave të huaj kur dëgjojnë këngët e saj, andaj ndjehet e lumtur që ata pëlqejnë këngët e saj.

“Më pëlqen të shikoj reagimet tuaja. Ju vlerësoj shumë të gjithëve! Ka kaq shumë reagime ndaj këngëve të mia nga njerëz jo shqiptarë në youtube dhe më vjen keq që nuk i kam postuar të gjitha, por vetëm ta dini që unë ju shoh juve – Faleminderit! ❤️ E lumtur që ju njerëz e doni muzikën time ?”, janë fjalët e Taynës.

Kujtojmë se “Bass” titullohet projekti i fundit muzikor nga Tayna, i cili u publikua pak ditë pasi konfirmoi se ka nënshkruar kontratë me “Sony Music” në Gjermani. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CCoKLv6Af9e/