Taylor Swift rekorde me albumin e ri ‘1989’

Albumi i 5 i këngëtares Taylor Swift ka arritur të shitjen më të madhe për një javë që nga viti 2002.

ShowBiz

05/11/2014 19:09

Është java e parë e daljes në shitje të albumit të saj të pestë dhe Taylor Swift po then të gjitha rekordet.

Albumi ‘1989’, që është emëruar në bazë të vitit të lindjes së këngëtares, ka arritur të shesë 1.28 milionë kopje, duke u bërë kështu menjëherë albumi më i shitur i javës dhe i gjithë vitit 2014 në përgjithësi.

‘1988’ është albumi i 5 nga Taylor Swift dhe ka dalur në shitje më 27 tetor dhe ka debutuar në vendin e parë në top listën e albumeve në Amerikë, Billboard 200 ndërsa singëli paralajmërues i albumit ‘Shake it off’ është një nga hitet më të mëdhenj të momentit.

Njëkohësisht, albumi ka arritur të thejë edhe disa rekorde tjera, si:

Shitjet më të mëdha të një albumi për një javë, që nga qershori 2002 kur albumi  ‘The Eminem Show’ nga Eminem ka shitur 1.32 milionë kopje.

Swift është e vetmja që ja arrin që në javën e parë të shesë një milionë kopje me albumin e tretë rradhazi dhe e vetmja femer që ka dy albume me nga 1 milionë kopje të shitura rradhazi.

1989 është tanimë albumi i dytë më i shitur i vitit 2014, pas albumit të këngë e të filmit Frozen.