Taylor Swift kritikohet edhe nga Miley Cyrus (Video)

Miley Cyrus nuk e pëlqen dhunën në videoklipin ‘Bad Blood’ nga Taylor Swift.

ShowBiz

09/08/2015 14:51

Këngëtarja Miley Cyrus ka kritikuar Taylor Swift se ajo ka përdorur dhunën në videoklipin e saj për këngën ‘Bad Blood’.

Cyrus ka sugjeruar se Swift po tregon shembuj të këqij pasi po përdor armë në klip ndërsa kur ajo zhvishet pak më shum, të gjithë janë kundër saj, transmeton Lajmi.net.

‘Nuk e di si dhuna dhe hakmarrja mund të jenë një shembull i mirë? Ndërsa unë jam një model i keq sepse po dal e zhveshur. Nuk jam e sigurt nëse gjoksi është më i keq se armët’, ka thënë Miley për revistën Marie Claire.

Kjo vjen pasi Cyrus është kritikuar shumë së fundmi për spotin promovues të MTV Video Music Awards, të cilin artistja do ta udhëheqë në fund të gushtit.

Kënga ‘Bad Blood’ thuhet se i është dedikukar zënkëns së Swift me Katy Perry ndërsa Cyrus njihet si përkrahësja dhe shoqe shumë e mirë e Perry./Lajmi.net