Taylor do të ndajë drejtësinë në finalen e Ligës së Kombeve

Të dielën luhet finalja e madhe e 'Nations League'.

Sport

08/10/2021 15:24

Kombëtarja e Spanjës do të përballet me Francën të dielën nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.

‘Furia e Kuqe’ mposhti në gjysëmfinale Italinë 2-1, kurse ‘Trekolorët’ fituan 3-2 ndaj Belgjikës.

UEFA, tashmë ka përzgjedhur gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në finalen e madhe.

Kjo përballje i është besuar anglezit Anthony Taylor që është një gjyqtar me shumë përvojë.

Gjyqtarët e tjerë do të jenë poashtu nga Anglia, ndihmësit e  Taylor do të jenë Gary Beswick e Adam Nunn, kurse gjyqtar i katërt Craig Pawson.

Në dhomën e VAR-it do të jetë Sttuart Attwell. /Lajmi.net/