Taxi për Moyesin
Pas një tjetër humbje në drejtim të Manchester Unitedit, duket se të gjithë janë bërë varg për të ngacmuar menaxherin David Moyes. Dhe, nuk janë vetëm tifozët ose mediat, por edhe vetë futbollistët e skuadrave rivale. Mesfushori i Arsenalit, Emmanuel Frimpong – i cili njihet për shkaktimin e polemikave në rrjete – publikoi një foto…

Sport
Pas një tjetër humbje në drejtim të Manchester Unitedit, duket se të gjithë janë bërë varg për të ngacmuar menaxherin David Moyes.
Dhe, nuk janë vetëm tifozët ose mediat, por edhe vetë futbollistët e skuadrave rivale.
Mesfushori i Arsenalit, Emmanuel Frimpong – i cili njihet për shkaktimin e polemikave në rrjete – publikoi një foto montazh të Moyesit në versionin ‘taxi për David Moyes’ vetëm disa minuta pas humbjes së Unitedit nga Sunderland në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Capital One Cup me rezultat 2:1.
Emmanuel FrimpongFotografia ngacmuese paraqiste Moyesin skaj rrugës duke kërkuar transport për tek ish skuadra e tij Everton.
Ajo u hoq pak qaste më vonë mirëpo jo para se shumë tifozë të qeshin me të.