Taulanti tregon se çfarë i tha Graniti pas ndeshjes

Shqipëria u mposht në ndeshjen e saj të parë në kampionatin evropian nga Zvicra, mirëpo vëmendja ishte tek vëllezërit Xhaka që ishin kundërshtar në fushë.

Sport

12/06/2016 15:05

Taulant Xhaka luajti një ndeshje me plot emocione të parën në evropian, ai përveç që luajti ndaj shtetit ku u lind Zvicrës u përball edhe më vëllanëë e tij më të vogël Granitin që kishte të veshur fanellën e shtetit helvet.

Në një prononcim për Telegrafin, Taulanti foli rreth ndeshjes por edhe për përballjen që kishte me Granitin në fushë si kundërshtar.

“Emocionet e bënë të vetën, ne ishim pa përvojë dhe mendoi që kjo na kushtoi”, deklaroi Taulanti për Telegrafin.

“Goli i hershëm që pësuam na krijoi problem, por patëm raste për barazim ndërsa gabuam para portës”.

“Besoj se në dy ndeshjet e radhës do të përmirësohemi dukshëm për të arritur rezultate pozitive për kualifikim”, tha mesfushori i Baselit.

Tutje luani i Kombëtares shqiptare tregoi edhe për emocionet që kishte dhe për fjalët që i tha Graniti pas ndeshjes.

“Ishte ndeshje emocionale dhe është e natyrshme pasi kisha përballë vëllanë tim. Graniti pas ndeshjes na uroi për paraqitje të mirë dhe na uroi fat që të marrim fitore ndaj Francës”, thotë Taulanti.

Sa i përket zgjedhjes së Kombëtares ai ka dy fjalë të shkurtra. “Kam zgjedhur të luaj për Shqipërinë dhe jam i lumtur me këtë gjë, nuk mendoj për Zvicrën”, përfundoi mesfushori 25 vjeçar.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.